Ymeri: Sulmohet Kuvendi, s’ka kush e thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

06.08.2016 18:10:59

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka akuzuar udhëheqjen e Shtetit se s’po e çajnë kokën për sigurinë e Kosovës dhe as s’po e mbledhin organin më të lartë të sigurisë – Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka akuzuar udhëheqjen e Shtetit se s’po e çajnë kokën për sigurinë e Kosovës dhe as s’po e mbledhin organin më të lartë të sigurisë – Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Në një reagim në FB, Ymeri ka thënë se pavarësisht situatën në Veri të Kosovës, sulmit në ndërtesën e Kuvendit, aferës pronto e kufijve, pranë s’ka mbledhje të Sigurisë së Kosovës.

“Se krerët e institucioneve të Kosovës nuk e çajnë kokën për sigurinë në vend na e pat përkujtuar edhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar. Aty thuhej: “Këshilli i Sigurimit i Kosovës, i cili duhet të ketë rol këshillues në të gjitha çështjet e sigurisë, nuk mban mbledhje të rregullta sipas mandatit të tij”. Kështu, pavarësisht se a bëhet fjalë për (pa)sigurinë në veri të Ibrit, te kufijtë e Kosovës, apo edhe në ndërtesën e Kuvendit, këtë Këshill të Sigurisë nuk ka se kush ta mbledhë”, ka shkruar ai.

“Mbase, pikërisht ata që duhet dhe munden nuk duan! Afera Pronto 2 me epizodat e saj po na e dëshmon se me çfarë lloji të sigurisë është i preokupuar ky regjim: duan siguri për kapjen e shtetit, jo siguri për popullin dhe territorin e shtetit”, ka shtuar ai.