Ymeri: Fitër bajrami tregon se sa ka rëndësi solidariteti

25.06.2017 09:39:50

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Në urimin e tij për Bajram, Ymeri tha se kjo është një festë që tregon se çfarë rëndësie ka komuniteti dhe solidariteti brenda një shoqërie.