Qytetarët: Nuk jemi të kënaqur me Shpendin, as në autobus nuk po hyp

08.08.2017 20:56:06
Qeverisja Komunale e Prishtinës nga Shpend Ahmeti, shumë herë ka marrë kritika të ndryshme nga qytetarët e kryeqytetit.

Pasi pothuajse katër vite qeverisje nga Vetëvendosje, prishtinasit nuk po shohin ndryshime të mëdha.

Për rubrikën LajmiVOX, qytetarët e kanë vlerësuar Shpend Ahmetin mirëpo të pakënaqur janë me partinë e tij.

“Shpend Ahmeti është i aftë mirëpo ka pengesa të mëdha për këtë e arsyetoj”, ka thënë një qytetar.

“Nuk ka punu kurgjo ka pas retorik do bëjë këtë e atë, asgjë nuk ka plotësu, me pyt atë a i ke plotësu thotë po, mirëpo populli e din që jo, nuk po udhëton më as me autobus. Është shumë i aftë po rrethin e ka të keq dhe s’mundet me arritë kurgjo”, është shprehur një tjetër.

Ndërsa një tjetër ka fajësuar qeverinë pasi nuk po i ndajnë buxhet të mjaftueshëm.

“Për aq sa mundet me bo edhe aq sa po i japin buxhet super është”.

Një tjetër qytetar ka thënë se nuk ndan simpati për asnjë politikan.