Zaev e falënderon Oer për ndihmën franceze ndaj Maqedonisë

23.08.2016 18:42:41

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev sot ka realizuar takim lamtumirës me ambasadoren e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.

Kryetari Zaev me këtë rast është falënderuar për kontributin e ambasadores Oer në zhvillimin e marrëdhënieve midis Francës dhe Maqedonisë si dhe për përkrahjen e saj të fuqishme për vendin.

Në takim është biseduar edhe për tema aktuale lidhur me gjendjen e tanishme politike në Maqedoni, si dhe për qëllimet të cilat duhet të përmbushen për demokratizim dhe tejkalim të krizës politike përmes zgjedhjeve të besueshme.

Në fund të takimit, Zaev i ka dëshiruar ambasadores Oer sukses në angazhimet e saj të mëtejme