Zaev: Fitoi Maqedonia

31.08.2016 20:51:42

Megjithëse ende nuk ka përfunduar mbledhja e liderëve partiak, ajo ka vazhduar pa praninë e liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Ai para mediave tha se do të pranojë çdo kërkesë të LSDM-së, vetëm e vetëm që kjo parti të mos u ikë zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç duket edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i kënaqur me takimin e liderëve, pasi që në profilin e tij në Facebook ka shënuar mesazhin ”Fitoi Maqedonia”, që dëshmon se zgjedhjet do të mbahen sipas planit, pra më 11 dhjetor të këtij viti.