Zaev: Jam gati të udhëheq, përgatituni për jetë (Video)

27.05.2017 20:44:16

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas rizgjedhjes në postin e kryetarit, në fjalimin e tij tha se, përkrahja që i është dhënë, është obligim për të ta udhëheq qeverinë reformuese. Zaevi theksoi se është gati për të udhëhequr shtetin dhe i ftoi qytetarët të bëhen gati për jetë.

 

“Do të punojmë me besim se do të mund të ndërtojmë të ardhme për të gjithë. Të gjithë së bashku do ta bëjmë këtë, pa dallim dallimeve etnike. Ashtu siç kemi bërë deri tani së bashku. Para neve është një rrugë e gjatë, kërkoj të keni durim. Do të punojmë me përkushtim dhe do të ndërtojmë një shoqëri për mundësi të njëjtë për të gjithë. Do të punojmë për ta dërguar vendin në BE, atje edhe e ka vendin”, tha Zoran Zaev.