Zaev: Pres që para zgjedhjeve lokale të shkarkohet Marko Zvrlevski (Video)

31.07.2017 12:22:27

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ishte i pranishëm në ditët e hapura të trajnimeve të përbashkëta të ARM-së dhe forcave amerikane tha se deputetët do të veprojnë në mënyrë që prokurori publik të shkarkohet para zgjedhjeve lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë pres që edhe para pushimit vjetor deputetët ta bëjnë këtë, pasi ndryshe do të ishte banale. Procedurat janë të qarta dhe kam besim në efikasitetin e Parlamentin, pasi efikasiteti i Parlamentit do ta lëvizë Maqedoninë përpara”, tha mes tjerash Zaev.

Ai foli edhe për aspiratat e Maqedonisë, duke thënë se shteti e ka vendin në organizatat evropiane. Ai tha se do të tentojë që t’i përmirësojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët.