Zaev: U synua likuidimi im dhe i disa personave tjerë (Video)

28.04.2017 20:39:08

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ishte i ftuar në emisioni Top Tema në Tv Telma ku ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku portestues të dhunshëm hyrën lehtësisht dhe sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.

Zaev deklaroi se qëllimi i gjithë asaj ka qenë likuidimi i tij dhe i disa personave tjerë, duke shtuar se deputeti Vllatko Gjorçev ka tentuar që të pengojë sulmuesit.

Ai pretë nga kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, që ta njoftojë kryetarin Ivanov se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare, duke theksuar se askush nuk do të shkelë Kushtetutën, apo të ndryshojë flamurin, himnin, stemën.

Zaev bën të ditur se do të ketë përparim në apsekt të gjuhës shqipe, ashtu siç parasheh Kushtetuta. Lideri i LSDM-së thotë se do të verifikohet se sa kriminelë ka falur kryetari Gjorge Ivanov.

Zaev bëri të ditur se nuk do të ketë bashkëpunim me këtë udhëheqësi të OBRM-PDUKM-së, që sipas tij, është banditeske.