Zaev-Zhbogar: Ecim për sfida të reja

02.05.2017 18:47:44

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka takuar përfaqësuesin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar me të cilin kanë folur për krizën politike në Maqedoni dhe për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

”Shpresoj se të gjithë të punësuarit nëpër institucione të marrin seriozisht ndryshimin e pushteteve dhe të respektojnë udhëheqësit e ri. Xhaferi shumë shpejt do të njoftojë kryetarin e shtetit për shumicën e re parlamentare dhe presim qeverinë e re shumë shpejt.” tha Zoran Zaev pas takimit me Zhbogar.

Zhbogar e ka dënuar dhunën në Kuvend të enjten e kaluar.