Zafir Berisha i kërkon falje publike Ilir Dedës

04.09.2019 22:51:43

Zafir Berisha, ish deputeti i Nisma Socialdemokrate, në Debat Plus në RTV Dukagjini i ka kërkuar falje ish-deputetit Ilir Deda për ofendimin që i kishte bërë në kohën kur është votuar Gjykata Speciale.

“Unë kam bërë një lapsus. Unë i kërkoj falje publike kolegut Ilir Deda të cilin e kam ofenduar në rrjetet sociale“, ka thënë Berisha duke shtuar se jeta politike duhet pranuar si e tillë.

Ky ishte postimi i plotë i Zafir Berishës drejtuar, Ilir Dedës, i cili votoi PRO Gjykatës Speciale.

“Ajde politik ajde!!! Nipi i Beogradit, Ilir Dedaj e paska marrë të drejtën me fol për nënshkrimin tim! Keq e paskan njoftua dajt”, kishte shkruar Berisha, në dhjetor të 2017-së