Zbardhen planet e Dikiqit në Malin e Zi, ja si tentoi ta përmbyste shtetin

19.10.2016 12:58:56

Mediat malazeze kanë publikuar një pjesë të një bisede të ish-shefit të Xhandarmërisë serbe Bratisllav Dikiq, e cila ishte kapur shtatë ditë para ditës së zgjedhjeve kur u arrestua vet i 20-ti nga policia malazeze

Transkripti nxjerrë se Dikiq kishte planifikuar me bashkëpunëtorët e tij që ta arrestonin Milo Gjukanoviqin. Poashtu, Dikiq kishte pasur koordinim me disa subjekte politike në Mal të Zi të cilat do ta shpallnin fitoren në Kuvend dhe disa struktura nga Rusia të cilat bëjnë fushatë kundër NATO-s, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net

Dikiq kishte qëndruar 2 ditë në Podgoricë, pastaj kishte lëvizur në Cetinje, Nikshiq, dhe Virpazara dhe jo në Ostroga siç kishte deklaruar avokati i tij.

Dikiq u arrestua në Malin e Zi vet i 20-ti për tentim sulme terroriste në këtë shtet.