Zbardhet identiteti i tre anëtarëve të bandës shqiptare të ‘Audi A6’

20.11.2016 13:53:05

Tre shqiptarët, pjesë e bandës së ‘Audit A6’, janë dy vëllezërit Shafloqi, Lorenc dhe Enis, përkatësisht 39 dhe 22-vjeç, si dhe 33-vjeçari Elton Elia.

Ata u bënë të famshëm pas një ndjekjeje disa orësh nga policia italiane, disa ditë më parë.

Shqiptarët braktisën makinën Audi A6, që më pas rezultoi e vjedhur, dhe u hodhën nga një urë në lumë për ti shpëtuar policisë, por u vunë në pranga, në Meduna di Livenza.

Më pas, gjykata vendosi që ata të hetohen në gjendje të lirë për pranim të mallrave të vjedhura. Vendim ky që shkaktoi reagim edhe në radhët e politikës italiane, disa prej të cilëve janë shprehur kundër vendimit të gjykatës, duke thënë se ata duhet të mbeteshin në burg.

Por, shqiptarët u arrestuan përsëri nga autoritetet italiane, teksa po përpiqeshin të hynin në aeroplan për të fluturuar drejt Vienës, raportuan një ditë më parë mediat lokale.

Tashmë, te tre janë në burg.