Zbulohen mbetje mortore në afërsi të Gjakovës

26.11.2017 23:06:53

Policia e Gjakovës ka rrethuar një zonë në rrugën që çon drejt Prizrenit për shkak të dyshimeve se aty ka mbetje mortore.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se dyshohet se në këtë vend ka disa eshtra porse ende nuk dihet saktë për çfarë është fjala.

“Ende nuk dihet saktë a janë mbetje mortore apo jo. Kjo do të bëhet e ditur pasi të vijë ekipi përkatës nesër në vendin e ngjarjes”, tha Podrimaj.

Ndërkohë, KALLXO.com merr vesh se Policia është duke e ruajtur këtë vend qe së paku dy ditë.

Po ashtu, të njëjtat burime thonë se dyshohet që në atë vend të ketë eshtra të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.