Zbulohen serbi dhe boshnjaku që falsifikonin dokumentet me shqiptarë

24.11.2016 15:03:42

Gjatë kontrollit oficerët policorë gjithashtu kanë gjetur një shqiptar të Kosovës, i cili ishte i kërkuar nga policia

Policia federale gjermane ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar si falsifikatorë, pjesëtarë të një bande që merrej me kontrabandë në Shtutgart.

Dy personat janë arrestuar për falsifikimin e dokumenteve greke, sllovene dhe sllovake. Një serb dhe një boshnjak vepronin në dy bare në Shtutgart. Tregtia me dokumente të falsifikuara është padyshim një biznes fitimprurës.

Por, dokumentet false i janë gjetur kryesisht shqiptarëve dhe boshnjakëve të cilët ishin në gjendje të punojnë në mënyrë të paligjshme në ndërtimtari.

Kundër këtyre dy personave është ngritur akuza. Gjatë kontrollit oficerët gjithashtu kanë gjetur një shqiptar të Kosovës, i cili ishte i kërkuar nga policia.

Hetimi gjithashtu ka treguar se droga është shtirur në ato dy bare.