Zbulohen uniformat zyrtare të Gjermanisë dhe Italisë për Rusi 2018 (Foto)

05.10.2017 16:01:35

Uniformat zyrtare që Gjermania dhe Italia pritet të përdorin në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme janë zbuluar online. Të dy këto kombëtare kanë patur disa uniforma të jashtëzakonshme gjatë 50 viteve të fundit, disa prej të cilave konsiderohen si më të bukurat e të gjitha kohërave. Si gjithmonë, ka qenë faqja “Footy Headlines” ajo që ka zbuluar para kohe uniformat. Duket se Adidas ka vendosur ta kthejë Gjermaninë mbrapa në kohë me një version modern të fanellës klasike të 1990-ës, ndërsa Puma ka zgjedhur një version të thjeshtë për fanellën e Italisë. /telesport.al/