Zbulohet arsyeja e helmimit të policëve në trajnim në burgun e Idrizovës

11.04.2017 17:19:16

Bakteri “Stafilokoka” është gjetur tek një i punësuar dhe në çezmën e kuzhinës në Qendrën për trajnim të Policëve në Idrizovë.

Një gjë të tillë e treguan rezultatet nga mostrat e marra, që kur javën e kaluar tridhjetë persona të cilët janë pjesë e akademisë janë ankuar për simptoma të helmimit ndërkaq tre prej tyre përfunduan në Klinikën Infektive.