Zbulohet data kur do të nisë zbatimi i Vettingut

25.12.2016 21:06:51
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Ligji i vettingut do te nise zbatimin javën e fundit te këtij viti. Gjykata Kushtetuese duhet te publikoje deri te martën e 27 dhjetorit vendimin e arsyetuar dhe sipas ligjit te ri te kushtetueses, ky është momenti kur vendimmarrja e gjyqtareve hyn ne fuqi.

Një dite me pas, ne 28 dhjetor, nis zbatimi i ligjit për rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve dhe afati i pare është ai për plotësimin e formularëve.

Janë 3 formularë qe te gjithë prokuroret dhe gjyqtaret duhet te plotësojnë; një per pasurinë, nje për lidhjet me krimin dhe nje për aftësitë profesionale