Zbulohet formacioni i Bunjakut, dy yjet mbesin jashtë (FOTO)

09.10.2016 12:57:56
Faqja kushtuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll në Twitter, “Kosovan Football”, ka publikuar formacionin e mundshëm para ndeshjes me Ukrainën.
Sipas kësaj faqe, Kosova do të luajë sot me skemën 4-2-3-1, ku për dallim nga ndeshja e kaluar me Kroacinë, do të startojnë Alban Meha, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

Ndryshe, mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar rrezik të madh për tensione para ndeshjes Ukrainë-Kosovë.