Zbulohet lista, Bunjaku fton futbollistin e Barcelonës

02.10.2016 14:18:00
Albert Bunjaku ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kroacisë.
Ai ka zbuluar edhe listën e futbollistëve ku pati dy befasi. Në listë janë përfshirë talenti i Barcelonës, Labinot Kabashi dhe portieri i Trepçës ’89, Bledar Hajdini.

“Një moment interesant dy lojë shukë rëndësishme. Moment i mirë për tifozët tanë. Dëshira ishte të luhen në Prishtinë ose Mitrovicë, por edhe Shkodra nuk është larg. Këto dy ditë kemi vendosur të jemi në Prishtinë. Më 4 tetor udhëtojmë në Shkodër”, deklaroi Bunjaku, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Për dallim nga ndeshja me Finlandën tani kemi katër lojtarë që po prëin lejen e FIFA-s. Arbëer Zeneli, Nurkoviq, Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu. Për dy të parët pritet tani leja”.

“Na gëzon fakti që lojtarët janë në formë të mirë. Ndaj Kroacisë duhet të japim 120 për qind dhe shpresojmë që Kroacia dhe Ukraina të mos jenë në formën e tyre”.

“Kemi vendosur të shkojmë me 23 lojtarë. Nëse një lojtar në lojën e parë e ka dhënë 120 për qindëshin, mund të mos e japin deri në 80 për qind lojën e dytë”.