Zbulohet skenari i PS për shkarkimin e Metës, të enjten seancë maratonë

11.06.2019 10:10:38

Të enjtën pritet seancë maratonë, pasi Kuvendi do diskutojë rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas vendimit të këtij të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në mbledhje e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë, përveç pikave të tjera të rendit të ditës. Pritet që deputetët të flasin sipas një kohe të përcaktuar.

Debati për dekretin që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë pika e parë e rendit të ditës.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Kërkesa u miratua me konsensus mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës së re parlamentare.