ZDF: Shqipëria para një apokalipsi

19.05.2018 11:01:02

Kanali i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave që kanë pushtuar vendin tonë.

Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin:

Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën.

Shqipëria e maleve të thepisur dhe plazheve magjepsëse, me një ëndërr turistike që është në ndërtim e sipër njëlloj si në Mal të Zi dhe Greqi, ka një problem të madh.

Ajo që duket si një film apokalipsi po kërcënon njeriun dhe natyrën sepse nuk ka një sistem të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë vendin që sjell: Mbushjen e Shqipërisë me plehra’, -thuhet në pamjet e prezantuara nga ZDF.