Zeka: Dhuna në Kosovë është mbjellur ​nga Vetëvendosja

13.10.2017 17:44:09

Deputeti i partisë, Nisma për Kosovën, Milaim Zeka pas sulmit fizik që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi thotë se dhuna nuk është instrument i zgjidhjes së asnjë konflikti në një shoqëri demokratike. Thotë se kjo filozofi e dhunës është mbjellur në Kosovë nga Vetëvendosja.

“Distancohem nga çdo akt i dhunes, ne nje shoqeri demokratike”, shkruan ndër të tjera Zeka, në profilin e tij në FB.

Ndërsa, Zeka i cili dyshohet për mashtrime me viza pas disa publikimeve që ia ka bërë “Insajderi”, në një bisedë telefonike për Express, ka mohuar se sulmi ku sot u godit gazetari i këtij portali ka lidhje me të.

Po ashtu ditë më parë Milaim Zeka ishte grushtuar në një emision të drejtpërdrejtë nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Jam kunder dhunes verbale, edhe asaj fizike

Portali Insajder, Po e perdore sulmin ndaje gazetaret te saje, jo si sulm ndaj fjales se lire, dhe demokracise, por si rast per klikime dhe akuza ndaj individeve te caktuar.

Pertej çdo gjeje, perteje kesaj filozofije te dhunes te mbjellur ne Kosove, nga VV ( dhe jo vete), Unë distancohem nga çdo akt i dhunes, ne nje shoqeri demokratike.

Dhuna nuk eshte instrument i zgjodhjes se asnje konflikti ne nje shoqeri demokratike!!!