Zeka-Morinës: Ja huqe keq për vrasësin e Enver Malokut

11.01.2018 15:32:01
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj gazetarit Bajrush Morina rreth asaj se kush e vrau Enver Malokun, veprimtarin e LDK-së.

Bajrush Morina, sot përmes Facebookut, tha se e di se kush e vrau babain e deputetes së LDK-së, Dourntinës.

Por Milaim Zeka, thotë se Morina ia ka huq keq se kush është dorasi ndaj Malokut.

Postimi i tij i plotë:

Bajrush Morina ja huqe keq

Nuk ka vrases te Enver Malokut brenda Kuvendit

Ish kolegu im, Bajrush Morina, sot kur eshte dite zie per te gjithe ata qe e kane daahur, nderuar, respektuar e vleresuar Enver Malokun, doli me nje lajm bombe, duke thene qe “vrasesi i Enver Malokut eshte nje deputet i Kuvendit te Kosoves dhe grueja e tije”!

Me shume saktesi e di se ne kend po aludon Bajrush Morina, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Eshte e vertete qe drejtesia nderkombetare ka punuar ne zbardhjen e ketij rasti, edhe te Sabri Hamitit, ama asnje deputet aktual nuk eshte i dyshuar per keto raste.

Enver Malokun e kam pas shef ne QIK nja 9 vite. Pse ka qene shume i zoti, shume i mençur e shume shqiptar, Serbia e vrau, permes mashave te veta ne Kosove!!!