Zeka: Prej sot topi është në dorën e Albin Kurtit

24.08.2017 13:05:54

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se prej sot topi është në dorën e Albin Kurtit dhe sipas tij nëse Albin Kurti i bënë 60 vota të deputetëve shqiptarë për qeveri, do ta ketë edhe votën e tij.

Zeka më tej tha se Albin Kurti deklaroi se nuk ka asnjë komunikim me Isa Mustafën dhe se nga mund t’i bëjë numrat nuk e di.

Lexoni të plotë postimin e Zekës në Facebook;

“Prej sot topi ashte ne doren e Albin Kurtit

Ultimatumi im drejtuar PAN-it per mosbojkotim , piu uje sot. Edhe emri i kandidatit per kryetar ishte, Kadri Veseli, po numerat nuk ishin.

Dy propozime jane interrsante sot per Kuvendin. Propozimi i pare erdhi nga Kadri Veseli per Albin Kurtin: “Bani 61 numera, une terhiqem”!

Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nese Albini i ban 60 numera me deputet shqipetar, per qeveri, vota 61 do jet e imja”!

Edhe voten time e ka Albini nese i ban 60 vota shqipetare per qeveri!

Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…” (sic).