Zeka reagon për mesazhet e Molliqajt në Kuvend, thotë se nuk ka shkelje të privatësisë

22.12.2018 23:08:13

Edhe deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka reaguar pas publikimit të mesazheve mes deputetëve të PSD-së dhe atyre të koalicionit qeverisës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka fillimisht i ka reaguar deputetit të PDK-së, Zenun Pajaziti, i cili ka thënë sot se me publikimin e këtyre bisedave është shkelur privatësia e deputetëve të Kuvendit.

IKO VIDEON

Ndërsa ka kritikuar kushtet për gazetarët në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë i deputetit ZekaLexo po ashtu:

Edhe PDK deklarohet pas publikimit të mesazheve mes Lekajt, Sherifit e Molliqajt

Ku ka në botë që gazetarët me qëndru mbi kokën e deputetëve, edhe me regjistruar edhe brekët e deputeteve e pordhët tona?! Për këtë pyeteni Kadri Veselin që është kryetar i këtij institucioni koti, që as rregullat e një stallë të lopëve nuk i posedon.

Nëse një deputet evropian ka kalendar vjetor për votime, ne nuk dimë as kur mbahen seancat. Thjeshte jemi peng të disa vetave, që Kuvendin e Republikës te Kosovës e kanë vrimën e fundit të kavallit të tyre.

Pse mos me pas gazetaret e akredituar një sallë për raportim, me disa ekrane të mëdha dhe me kafe falas për tavolinë?! A ma mirë me ju kriju kushte gazetareve, a me pagu 330-mijë euro qira për kerre?!!!

Krejt në fund: paska thanë një kolege deputet që është “shkelë” privatësia me publikimin e mesazheve! Privatësi nuk ka në Kuvend, vetëm në shtëpi. Gazetari ka ba punën e tij, në mënyrën më të mirë.