Zemaj: Bojkoti i PAN pamundësoi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

04.08.2017 11:00:14

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se bojkoti nga koalicioni PAN dhe grupet minoritari e pamundësuan që edhe gjatë vazhdimit të seancës së sotme të shfrytëzohet e drejta kushtetuese dhe të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

“U vendos që për ora 12 të mblidhen shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesi dhe të vendoset për seancën e radhës. Koalicioni PAN nuk e ka mundësinë që të krijojë institucionet por ata e kanë mundësinë kushtetuese dhe duhet ta shfrytëzojnë atë. Besoj që në konsultim me subjektet që të gjejnë kohën më të përshtatshme për caktimin e seancës”, ka thënë ndër tjerash Zemaj.