Armend Zemaj, Kurtit: Je duke emëruar njerëz me aktakuza, mos vazhdoni me mashtrime por me veprime konkrete

02.04.2021 13:06:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se pritja dhe durimi janë njëfarë kulture por duke pasur parasysh të kaluarën dhe veprimet e kryeministrit Kurti, ku s’ka pas durim me ndëgju dhe me prit dhe ka bërë veprime kundër ligjit të Kosovës tregon se gjithçka ka qenë mashtrim dhe demagogji.

Zemaj i tha Kurtit se nuk e ka hallin me zgjedh presidentin e vendit sepse është duke zgjedhur njerëz me aktakuza e me të kaluar kriminale në kabinetin qeveritar.

“Nuk është mirë me vazhdua me mashtrime por me veprime konkrete dhe me ushtru mandatin e të qenit kryeministër. Nuk e ke hallin me zgjedh presidentin e vendit, je tu zgjedh njerëz me aktakuza dhe të kaluar kriminale në kabinetin qeveritar.

Çdo ditë je tu emërua njerëz që kanë probleme me ligjin, ndërsa në ato 52 ditë tua të famshme të mbylljes keni arrit me i bo 15 mijë teste për coronavirus, ndërsa sot bëhen 5 mijë brenda dite”.