Zemaj: Pandemia po shkakton probleme jo vetëm shëndetësore por edhe sociale e ekonomike

15.12.2020 11:31:03

Situata aktuale në shëndetësi është pandemi globale, derisa virusi është shpërndarë gjithandej globit, duke bërë të pamundur të luftohet gjithnjë brenda kufijve shtetëror, duke marrë parasysh që ne nuk jemi vend i izoluar dhe duke qenë kështu ne është dashur të përballemi me parandalimin e luftimin e kësaj pandemie në kapacitetet tona.

Kështu deklaroi Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.

“Virusi është ende prezent, ka sjellë vështirësi ekonomike e shëndetësore, por duke rritur kujdesin duke mësuar nga praktika e të tjerëve dhe kemi ndihmën e ndërkombëtarëve ne po ia dalim që ta menaxhojmë në mënyrë ma të mirë të mundshme”shtoi ai në RTK.

Më tej, ministri Zemaj foli edh për gjendjen aktuale, që sipas tij, statistikisht nuk qëndrojmë keq, por kapaciteti që ka vendi ynë nuk mund të jemi të kënaqur.

Ai ndër të tjera foli për historikun e pandemisë në vend e gjetiu, ku sqaroi se virusi ka historinë e saj,që po quhet 9 mujorë,  pjesa e izolimit, karantinimit, njohja me virusin, 3 muajt e parë, lirimi që ndodhi atëherë, kur shumica e vendeve krijuan mundësinë e hapjes, ku edhe ne si vend kemi ecur me atë dinamikë, ku prapë virusi pati dinamikën e saj ku kishim një ulje të dukshme në muajin gusht e shtator, por që me fillimin e tetorit, prapë, u përballëm me rritjen e virusit në numrat e infeksionit dhe të rasteve me fatalitet.

Ministri Zemaj, veç tjerash, shprehu mirënjohje për qytetarët e vendit, ku sipas tij, për gjendjen aktuale janë qytetarët më meritorë, ku, duke qenë si vend i rrallë në lejimin e aktiviteteve ekonomike, duke bërë një jetë të kushtëzuar, duke lejuar zhvillimin e arsimit e shumë veprimtari  tjera, qoftë afariste, qoftë publike mund të jemi pjesërisht të kënaqur, por duke iu falënderuar qytetarëve në respektimin e masave, ne kemi situatën në kontroll.

Ai më tej foli edhe për aspektin ekonomik, ku në këtë kuadër theksoi edhe punësimin e disa inspektorëve, ku sqaroi se gjatë pandemisë kemi punësuar 20 inspektorë tjerë sanitarë, gjatë verës duke shtuar numrin e tyre në vjeshtë edhe 75 të tjerë, në zotërimin e gjendjes pandemike në vend.

Tutje, ministri Zemaj shprehu pakënaqësi në mosrespektimin e masave kam tek institucionet publike e shtetërore, se këtë e bazoj në rastin e infeksioneve brenda këtyre institucioneve.

Ndërkohë që lidhur me masat e ndërmarra në bashkëpunim me IKSHPK-në, ministri Zemaj shtoi se kemi bërë disa hapa që, sikurse edhe në praktika edhe të vendeve tjera, të kemi nën kontroll situatën që kemi në terren, duke marrë masa përshkallëzuese, varësisht nga gjendja në terren, që të kemi ma pak raste infektive, pavarësisht se dikush mund të konsiderojë se kemi teste ma shumë dhe kemi raste në rritje, por kjo nuk qëndron, ndonëse kemi raste që duhet të kemi durim në pritjen e rezultateve të testeve, në vendet tjera ka raste që presin deri në 5 ditë.

Ai ndër të tjera sqaroi lidhur me furnizimin me barna, që sipas tij, barna ka, por kërkesat janë në rritje, se rastet infektive sjellin edhe problem tjera, që shkaktojnë problem në sigurimin e rasteve të medikamenteve, që ta sigurojmë në tërësi të barnave, por me ndihmën e miqve ndërkombëtarë kemi arritur ta sanojmë gjendjen.

“Pandemia po shkakton problem jo vetëm shëndetësore por edhe sociale e ekonomike, etj. Që ka një kosto të madhe në menaxhimin e tij”, theksoi ndër të tjera ministri Zemaj.