Zemaj për vdekjen e dy vëllezërve në Gjermani: Humbje e madhe për të gjithë

13.10.2020 18:50:55

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve kosovarë në Gjermani, që u goditën mëngjesin e sotëm nga treni.

Zemaj ka shkruar në Facebook se kjo është humbje e madhe për të gjithë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të dy djemëve të Arif Arifajt, në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë. Vdekja e dy vëllezërve, njëri 13 dhe 17 vjeç është humbje e madhe për të gjithë. Andaj në këto çaste të rënda për familjen Arifaj nga Deçani dhe për të gjithë ne, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe faresifit”, ka shkruar Zemaj.