Zemaj: Sa më gjatë Qeveria Haradinaj, Kosova edhe më e stagnuar

19.12.2017 18:36:35

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shprehur keqardhje për seancat e pakta që janë mbajtur gjatë këtyre muajve në Kuvend.

“Është për të ardhur keq sepse kemi një mazhorancë, sepse fuqinë ekzekutive e përcakton Opozita. Thirrja e seancave bëhet nga kryesja, kjo e ka anashkaluar faktin që të kemi më shumë seanca”.

“Ajo që kemi parë është një mos-vullnet për të pasur seanca të shpeshta, ato seanca të pakta që kanë qenë kur Qeveria është dashtë të pret apo të shtyjë derisa t’i ketë 61 anëtarë”.

“Nevoja për ndryshim është shumë e madhe”.

“Nëse nuk funksionon kuvendi në mënyrë adekuate, atëherë po shihet dobësia apo edhe ngecja e Kosovës në të gjitha sferat”.

“Tendenca ynë është të përgatisim sa më shpejt mocion mos besimi. Personalisht jam shumë skeptik se kjo do të ndodhë, sepse grupimi i vogël i interesave është më e fuqishme se vota ynë”.

“Jam skeptik që pjesa tjetër do të arrijë t’i bind që t’i bashkëngjitet Opozitës për ta rrëzuar këtë Qeveri”.

“Por, sa më gjatë që të jenë në pushtet këta, Kosova do të jetë e stagnuar”, ka thënë ai në Info Magazine.