Zenun Pajaziti kërkon kod të etikës në rregulloren e Kuvendit

Zenun Pajaziti kërkon kod të etikës në rregulloren e Kuvendit

03.10.2017 11:27:52

Deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka folur sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës  lidhur me zhvillimin e punimeve në Kuvend dhe gjuhën të cilën po përdoret.

Sipas tij ose duhet të ndërrohet rregullorja e Kuvendit ose të bëhet miratimi i një Kodi të veçantë që ka të bëjë me etikën.

“Të ndërrohet rregullorja e Kuvendit ose të bëhet miratimi i një Kodi të veçantë për etikën. Nuk mund të sillemi indiferent me krejt çfarë ka ndodhur në Kuvend dhe me gjuhën parlamentare.Kjo çfarë po ndodhë këto ditë nuk mund të bëhemi indiferent. Kurrë më keq nuk ka qenë imazhi i deputetëve në Kosovë, kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe mendoj e duhet të ndalemi këtu. Nuk jam pesimist, por nuk po shoh ditë të mira në këtë drejtim për të gjithë ata që mendojnë se me dhunë duhet t’i qërojnë hesapet dhe të gjejnë drejtësi në këtë vend”, ka thënë Pajaziti.

Gjithashtu ai ka folur për deklaratën e deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj lidhur me deputetët e VV-së të akuzuar me rastin e sulmit në drejtim të Kuvendit si dhe vdekjen e Astrit Deharit në burg.

“Dëgjova këtu për një çështje të drejtësisë nga kolegu i VV-së, por sot si kurrë më parë është atakuar drejtësia. Kërkojë nga Ministria e Drejtësisë që ka kompetenca të ndërhyje pasi sot nuk kemi dhënë mesazh të mirë dhe duhet që të jepet përgjegjësi për këtë rast dhe për rast ët tjera.

Nuk ndahet drejtësia në parlament por nga institucionet që ne u kemi dhënë përgjegjësi. Nëse vazhdohet kështu vendi nuk do të shohë ditë më të mira”, ka përfunduar Pajaziti.