Zëvendësministri i MFSK-së, z, Fadil Gashi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook për pritjen lamëtumirëse me dy këshilltarë të NATO-s në MFSK, kolonel Drago Babiq nga Kroacia dhe z. Drago Gabersek nga Sllovenia, të cilët kanë përfunduar mandatin e tyre si këshilltarë.
Z. Gashi me këtë rast ka falenderuar këshilltarët në fjalë për ndihmën “dhe angazhimin e tyre profesional në MFSK”.
Për kontributin e tyre dhënë për MFSK-në, z. Babiq dhe z. Gabersek, MFSK-ja u ka dhuruar “Certifikatë – Mirënjohje”.
“Sot, në ambientet e Ministrisë për FSK-në, zëvendës ministri i parë i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës(MFSK), z. Fadil Gashi priti në një takim lamtumirës këshilltarët e Ekipit Këshillues të NATO-s për MFSK-në, kolonel Drago Babiq nga Kroacia (këshilltar për Logjistikë dhe Infrastrukturë) dhe z. Drago Gabersek nga Sllovenia, këshilltar për Prokurim dhe Kontrata në kuadër të Ministrisë së FSK-së, të cilët përfunduan misionin e tyre në cilësinë e këshilltarëve në MFSK.
Me këtë rast, zëvendës ministri Gashi, në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës falënderoi kolonelin Babic dhe z. Gabersek për kontributin dhe angazhimin e tyre profesional në Ministrinë e FSK-së.
Në shenjë respekti për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre; këshilltarëve Babiq dhe z. Gabesek, zëvendës ministri Gashi u dhuroi ,,Certifikatë-Mirënjohje”
Në fund, zëvendës ministri Gashi edhe një herë falënderoi këshilltarin Babiq dhe Gabesek, për ndihmën e përgjithshme dhe të vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për FSK-në.
,,Unë jam me të vërtetë mirënjohës për ju dhe shtetin prej nga vini; Kroacinë dhe Slloveninë për ndihmën që i keni dhënë dhe po vazhdoni t’i jepni Kosovës dhe FSK-së”.
Ndërsa nga ana e tyre; koloneli Babiq dhe zoti Gabersek, duke e falënderuar zëvendës ministrin Gashi u shprehen tejet të lumtur që patën rastin që për dymbëdhjetë muaj të punojnë në Kosovë. Ata njëherë falënderuan stafin udhëheqës të MFSK-së dhe FSK-së, për bashkëpunim e mirë, duke u uruar suksese të mëtejmë në realizimin e detyrave të përgjithshme. Në takim të pranishëm ishin edhe shefi i Kabinetit të Ministrit z. Latif Leka dhe drejtori i NAT-it,z. Dominic Braithwaite.” – përmbyll njoftimin e tij z. Gashi







































