Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl, viziton Gjimnazin “Loyola”

25.02.2019 19:49:46

Nga Enver Sulaj

Gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl, zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë, ka vizituar sot Gjimnazin „Loyola“ në Prizren, për t’u njohur nga afër me punën dhe aktivitetet edukative-arsimore që zhvillohen këtu.

Në një takim miqësor, ai u prit nga drejtori ekezekutiv i „Loyola – Gymnasium“, dr. Axel Bödefeld SJ, i cili e falënderoi për praninë e tij, që është në linjë të traditës së bashkëpunimit që kjo shkollë ka me paqeruajtësit ndërkombëtarë në Kosovë.

Gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl u shpreh i lumtur për vizitën dhe arritjet e deritanishme të Gjimnazit „Loyola“, për të përmbushur misionin e shenjtë të edukimit dhe formësimit të gjeneratave të reja, për të qenë të gatshëm për t’u përballur me sfidat jetësore që ata i presin dhe procesin e zhvillimti të vendit.

Kjo vizitë dëshmon se, megjithë largimin nga Prizreni të KFOR-it gjerman, ata vijojnë ta ruajnë bashkëpunimin, raportet miqësore dhe përkrahjen për këtë shkollë.  

Tashmë „Loyola“ ka shtrirë rrjetin e vet të institucioneve edukative – arsimore, duke  përfshirë Shkollën fillore „Loyola“, Gjimnazin „Loyola“, Qendrën Edukative për komunitetin RAE „Loyola – Tranzit“ dhe, që nga viti i ardhshëm akademik, edhe Shkollën e Lartë Profesionale „Loyola“.