Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi: Përmbyllet tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës

15.12.2016 20:06:42
Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ka shprehur kënaqësinë për aprovimin e kodit telefonik shtëtëror të Kosovës, duke vlerësuar se me këtë “u përmbyll tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës”.  Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ky është edhe një shembull ndër shembujt e shumtë, se me negociata, me komunikim, zgjidhjet edhe pse ndoshta të vonuara, jetësohen, ndërsa pa negociata, nuk implementohen fare”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Shprehë kënaqësinë, që sot u përmbyllë tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës.
Me aprovimin e kodit shtetëror +383 për Republikën e Kosovës, po kursehen dhjetëra miliona nga pagesa e prefikseve ndërkombëtare të kaluara, po formalizohet qarkullimi i brendshëm dhe ndërkombëtarë, po formalizohen operatorët ilegal dhe po shtohen edhe dhjetëra miliona tjerë, tatim në vlerën e shtuar nga qarkullimi i përmbyllur i komunikimeve elektronike.

Ky është edhe një shembull ndër shembujt e shumtë, se me negociata, me komunikim, zgjidhjet edhe pse ndoshta të vonuara, jetësohen, ndërsa pa negociata, nuk implementohen fare. Negocimi i çështjeve me interes për vendin dhe për qytetarin, sigurisht që është prioritet i prioriteteve të qeverisë së koalicionit të madh dhe e kryeministrit Mustafa.

Vlerësimet më të mira, për kolegët, delegacionin tonë, që kryen një mision të suksesshëm në mbylljen me sukses të negociatave për prefiksin +383. RK