Zëvendësministri Gecaj dhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi në fushën e turizmit

07.02.2017 10:32:03

Zëvendësministri Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Istogut z. Haki Rugova nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Implementimi i platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike dhe shenjëzimi i shtigjeve të rrugëve malore“.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet e financuara nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.