Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit KQZ-ja akrediton mbi 21 mijë vëzhgues

28.09.2017 15:25:27

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të vëzhgohen nga 25 mijë vëzhgues të akredituar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), mbi 21 mijë prej të cilëve janë akredituar sot.

Numri i vëzhguesve të akredituar gjatë ditës së sotme është: 21 mijë e 754 vëzhgues.
 Deri më tani numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
 Te vëzhguesit e akredituar hyjnë edhe ata nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.