Zgjidhen me short 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

09.12.2016 20:57:46

Është hedhur mbrëmjen e kësaj të premteje shorti për përzgjedhjen e 8 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit.

Nga shorti të zgjedhur kanë dalë gjyqtarët Artur Malaj, Tomorr Shkreli, Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa, Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja dhe Sotiraq Lubonja.

Ndërkohë, nga lista e gjyqtarëve të Apelit janë hequr Meriban Kita dhe Fiqirete Mullai pasi janë në prag pensioni, si dhe Gjinovefa Gaba, pasi ka qenë më parë anëtare e Kolegjit Zgjedhor.

Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit kanë qenë të pranishëm presidenti Bujar Nishani dhe anëtarë të KLD-së.