Zharku takon ambasadorin italian

06.07.2017 16:24:15

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, u bisedua rreth organizimit të pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017 në Trieste.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Në këtë samit do të diskutohet rreth Traktatit i Komunitetit të Transportit dhe veprimet që pritet të ndërmerren në fushën e sigurisë rrugore.