Zhbllokohet” Koutinjo, çon Barcelonën në finalen e Kupës

09.02.2018 10:23:32

Do të diskutohet mes Barcelonës dhe Sevillas, finalja e Kupës së Mbretit për edicionin 2017-2018. Blaugranat eliminuan me rezultat të përgjithshëm 3-0 Valencian duke prerë biletën e finales pasi triumfuan këtë herë me shifrat 0-2 në gjysmëfinalen e kthimit.

Në Mestalla vendosën Koutinjo dhe Rakitic me golat e tyre në pjesën e dytë, madje për brazilianin ky ishte goli i parë me fanellën e Barçës. Barcelona vazhdon të jetë në garë për çdo trofe të mundshëm në këtë sezon në të cilin do të synojë të fitojë gjithçka.