Zhbllokohet kriza në Rinas, ja kur nisin fluturimet

08.04.2021 12:42:58

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga nesër rinisin edhe fluturimet komerciale.

“‘Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitore, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme.

Do të vijnë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve”, tha Balluku.