Zhduken dy adoleshentë shqiptarë në Britani

05.01.2017 19:36:25

Policia britanike kërkon ndihmë për gjetjen e dy adoleshentëve shqiptarë, të cilët rezultojnë të zhdukur që në nëntor të vitit të kaluar.

Ata janë Han Oruci dhe Elton Nikolli, të dy 16 vjeç (foto).

Sipas raportimeve në media, ata janë parë për herë të fundit më 6 dhe 11 nëntor.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për të zbuluar se ku ndodhen.