Zhduken qindra fëmijë emigrantë në Angli

04.09.2016 16:09:13

Një gazetë angleze ka njoftuar për zhdukjen e qindra fëmijëve emigrantë në këtë vend. Gazeta angleze “Indipendent” në një raport në lidhje me fëmijët emigrantë, ka shkruar se që nga fillimi i vitit 2016 deri më tani, janë zhdukur 360 fëmijë emigrantë në Angli dhe ekziston ky shqetësim se këta fëmijë janë bërë viktimë e bandave të trafikimit të qenieve njerëzore ose të formave të ndryshme të abuzimit seksual.

Gazeta “Indipendent” në vazhdim shton se sipas aktivistëve shoqëror dhe deputetëve të Parlamentit të Anglisë, zhdukja e këtij numri kaq të madh të fëmijëve emigrantë, tregon neglizhencën e Theresa May, kryeministres së Anglisë, ndaj fëmijëve të cilët hyjnë si emigrantë në këtë vend. Sipas kësaj gazete angleze, gjatë pesë viteve të kaluara, 9287 fëmijë kanë hyrë në Angli në mënyrë të vetme pa asnjërin prej prindërve dhe pa kurrfarë përgjegjësi.

Rezultatet e një hulumtimi të Agjencisë Informative për Krime në BE, tregojnë se mijëra fëmijë emigrantë janë zhdukur pas regjistrimit të tyre në të gjithë Evropën. Policia e Gjermanisë kohë më parë ka deklaruar se rreth 9 mijë fëmijë emigrantë janë zhdukur në këtë vend dhe kjo çështje ka shtuar shqetësimet në lidhje me trafikimin e fëmijëve dhe shfrytëzimin e tyre në Evropë.