Zhduket e mitura në Durrës

22.01.2017 17:01:28

Një vajzë 14 vjeçare është raportuar të jetë zhdukur në qytetin e Durrësit.

Ka qenë nëna e saj e cila e ka denoncuar rastin në polici, me arsyetimin se vajza u largua nga shtëpia dje rreth orës 17:00 dhe nuk është kthyer më.

Policia e Shqipërisë tashmë e ka shpallur të miturën në kërkim, dhe po punon për gjetjen e saj.