Zhduket një 44 vjeçar nga Suhareka

11.10.2016 16:25:57

Policia e Kosovës bën të ditur se më 7 tetor në Policinë Suharekës është paraqitur rasti i zhdukjes se Abedin Avdi Bytyqi i lindur në vitin 1972 me banim në Suharekë.

Sipas familjarëve Abedini ishte parë për herë të fundit me 6 tetor rreth mesdite në Suharekë dhe deri me tani nuk dihet asgjë për të.

Policia ka publikuar një fotografi të personit të zhdukur ku edhe lusin të gjithë ata të cilët mund të kenë ndonjë informacion sado të vogël ta informojnë policinë.

Abedini është i gjatë rreth 167cm, me peshë rreth 75 kg.