Zhduket një person në Kaçanik

30.01.2017 12:36:23

Një person i gjinisë mashkullore nga Kaçaniku, ka 5 ditë që është zhdukur, ndërsa rastin në polici e kanë paraqitur dje familjarët e tij.

Ankuesi mashkull,  dje në polici ka raportuar se me datën 25 vëllai i tij (me të meta mentale), ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.