Zhvillimet në rajon, Bushati takon Mogherinin në Barcelonë

23.01.2017 14:17:50

Ministri Bushati zhvillon takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Frederica Migherini në Barcelonë. Në një status në “Facebook”, Ministri Bushati shprehet se:

“Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të ministerialit të mesdheut në Barcelonë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rjedhat euro-atlantike”.