Zidane: Nuk e mendoj Realin e Madridit pa Ronaldon

17.01.2018 20:12:25

“E pamundur të mendohet një Real Madrid pa Cristiano Ronaldon, ky është klubi i tij.”

Ky është reagimi i trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane pas raportimeve të orëve të fundit për një largim të portugezit nga klubi mbretëror për shkak të shtyrjes së rinovimit të kontratës. Në konferencën për shtyp para përballjes me Leganes në çerekfinale të Kupës së Mbretit, francezi theksoi se nuk është aspak i shqetësuar nga raportimet e fundit mediatike.

“Kjo është skuadra ku duhet të luajë, tifozët në të gjithë botën duan që ai të qëndrojë. Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse jemi të vetëdijshëm që jashtë skuadrës flitet gjithmonë për gjëra të tilla. Cristiano duhet të mendojë të luajë ashtu siç ka bërë gjithmonë. Dua të flas vetëm për rendimentin dhe kontributin e tij në fushën e blertë.”