Zjarr masiv në pyllin e Lezhës, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

13.07.2020 20:06:25

Masivi pyjor në fshatin Prull të Lezhës është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha.

Rreth orëve të pasdites dëshmitarët njoftuan për flakët, të cilat të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtesi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrje e zjarrfikësve.

Aktualisht në terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore.