Zjarr në Bibliotekën Kombëtare, në Tiranë, dyshohet se ka të lënduar

15.03.2017 12:15:00

Janë të paqarta rrethanat e shpërthimit të zjarrit dhe ende nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale apo jo.

Në katin e tretë të nëndheshëm mendohet të ketë njerëz brenda dhe dyshohet se mund të jenë të lënduar.

Sinjali për zjarrin në godinë është dhënë nga Policia Bashkiake e Tiranës. Paraprakisht thuhet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin në Bibliotekë.