Zjarr në një banesë në Prishtinë

31.08.2018 22:45:40
Sot rreth orës 20:40, çatia e një banese në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë është kapluar nga zjarri.

“Policia e Kosovës rreth ores 20:40 ka pranuar një informate se ne rr. Ndue Perleshi, në Prishtinë, çatia e një ndertese është kapluar nga zjarri . Menjehere ketij rasti i jane pergjigjur njesitet e stacionit policor Jugu ne Prishtine, me qellim te evakuimit te banoreve te kesaj ndertese. Ne kete lokacion kane arrite dhe njestitet tjera per intervenim si njesia e zjarrefiksave te cilet edhe e kane lokalizuar zjarrin”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha po ashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka ndonjë raportim për persona të lënduar në këtë rast.

“Ju informoj se deri me tani perveç dëmeve materiale nuk ka ndonje raportim per persona te lenduar ne kete rast. Jane kontaktuar gjithashtu edhe ekspertet e zjarrit te cilet do te kryejn procedurat e nevojshme ne vendngjarje per identifikim te shkaktarëve te zjarrit, ndërsa me rast po merren njesitet kompetente policore”, ka thënë Hoxha